Psikologu klinik, Besnik Sherifi mban ligjëratë për shëndetin mendor me nxënësit e Gjilanit
Specialisti i psikologjisë klinike, Besnik Sherifi, në kuadër të Qendrës Labyrinth, ka mbajtur një ligjëratë lidhur me shëndetin mendor dhe mirëqenia psikologjike me nxënësit e shkollës “Nazmi Hoxha” në Gjilan.
Ligjërata kishte karakter edukativ, me fokus në rëndësinë e shëndetit mendor dhe mirëqenies emocionale.
Gjatë sesionit u trajtuan tema të rëndësishme si: Çfarë është shëndeti mendor dhe pse është i rëndësishëm; cili është dallimi ndërmjet shëndetit mendor dhe shëndetit emocional; shenjat dhe simptomat e çrregullimeve të shëndetit mendor; rëndësia e identifikimit dhe ndërhyrjes së hershme; menaxhimi i stresit, ankthit dhe emocioneve; çështja kur dhe ku duhet të kërkohet ndihmë profesionale; parandalimi, kujdesi ndaj vetes dhe promovimi i mirëqenies psikologjike, si dhe mënyrat për t’u kujdesur për mirëqenien personale.
Nxënësit patën mundësinë të parashtrojnë pyetje dhe të diskutojnë për çështje që lidhen me menaxhimin e emocioneve, përballimin e stresit dhe faktorët që ndikojnë në shëndetin mendor.
Po ashtu, u theksua rëndësia e kërkimit të ndihmës profesionale kur paraqitet nevoja.
Psikologu Sherifi falënderon drejtoreshën si dhe psikologen e shkollës për bashkëpunimin, sikurse shpreh mirënjohje edhe për nxënësit për pjesëmarrjen dhe interesimin e treguar gjatë ligjëratës.
Aktivitetet e tilla kontribuojnë në ndërgjegjësimin e nxënësve për rëndësinë e shëndetit mendor dhe krijimin e një mjedisi shkollor që mbështet mirëqenien psikologjike dhe emocionale./Mediafokus

