Publikohen çmimet e derivateve për sot

Ka rënë edhe për një cent çmimi i naftës në Kosovë, krahasuar me të martën, ka bërë të ditur Ministria e Industrisë, Tregtisë, Ndërmarrësisë dhe Inovacionit (MINTI). 

Sot (e mërkurë) nafta në vend shitet 1.59 euro për litër, benzina 1.49 euro për litër dhe gazi 0.77 euro për litër.

Nafta u shtrenjtua prej kur më 28 shkurt Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli nisën luftën me Iranin, shtet që menjëherë mbylli Ngushticën e Hormuzit, e cila shfrytëzohet si rrugë detare për 20 për qind të naftës në nivel botëror.