Publikohen pamje si polici e rrah shpulla një të ri

Një oficer policie i identifikuar si Gj.R., ka dhunuar një qytetar duke e goditur me shpulla në ambientet e një pallati. E gjithë skena është e filmuar nga kamerat e një banese, përcjellë a2cnn.

Siç duket dhe në pamje, Riza për arsye që ende nuk dihen, ka goditur të riun e identifkuar si Ervin Norolla.

Ndërsa nga ana e policisë nuk jepen të dhëna mbi rastin.

Sipas informacioneve konfidenciale, bëhet me dije se drejtoria e përgjithshme e ka pezulluar fillimisht oficerin, i cili punonte më parë në Pogradec, ndërsa tashmë është në Drejtorinë Vendore të Policisë të Korçës.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur dy javë dy javë më parë dhe i riu në video është arrestuar prej disa ditësh për përdorim dhe shitje narkotikësh.

Ervin Norolla është arrestuar për shpërndarje të lëndëve narkotike dhe ndodhet në burgun e Drenovës, ndërsa Policia i gjeti 50  gramë heroinë.