Publikohen rezultatet e ekzaminimit psikiatrik të Naim Murselit
Pas rreth një muaji që prej se u transferua për herë të parë në Klinikën e Psikiatrisë, Naim Murseli i ka pranuar rezultatet e ekzaminimit psikiatrik të tij.
I akuzuari për porositjen e vrasjes së bashkëshortes së tij, Liridona Ademit, nuk ka asnjë çrregullim mendor, ka konstatuar raporti i ekzaminimit psikiatrik.
Raporti është kryer nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike, raportoi sot Koha.net.
“Tek i ekzaminuari Naim Murseli nuk është konstatuar ndonjë çrregullim mendor apo sëmundje mendore e karakterit të përkohshëm apo përhershëm”, thuhet në raport.
Tutje thuhet se nuk është konstatuar ndonjë përmbajtje, ngecje mendore apo abuzim më substanca psikoaktive ose alkool.
Murseli u shtrua për herë të parë në Klinikën e Psikiatrisë në javën e dytë të qershorit dhe ka qëndruar aty deri në përfundimin e ekzaminimit të tij psikiatrik.
Ekzaminimi është urdhëruar më 9 qershor nga Gjykata Themelore në Prishtin, pas kërkesës së mbrojtjes së Murselit.

