Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, këtu mund të shihni nëse jeni fitues
Të gjithë ata që kanë aplikuar për lotarinë amerikane, mund të kontrollojnë rezultatet nëse janë shpallur fitues në faqen e lotarisë amerikane në linkun dvprogram.state.gov.
Pasi të ndodheni në uebfaqen e Departamentit të Shtetit, duhet të klikoni mbi butonin “check status” e më pas të vendosni kodin unik që u është dhënë në tetor kur keni bërë edhe aplikimin.
Ju duhet të keni kodin e konfirmimit për të kontrolluar përgjigjet e lotarisë amerikane.
“The Diversity Immigrant Visa Program” u krijua në bazë të Aktit të Emigracionit të SHBA-së të vitit 1990 që u jep fituesve dhe familjeve të tyre mundësinë e qëndrimit të përhershëm.
Departamenti Amerikan i Shtetit çdo vit ndan 50,000 viza rezidente të përhershme në një përpjekje për të hapur vendin e origjinës të emigrantëve amerikanë në një gamë më të ndryshme.
Siç është sqaruar edhe në vitet e tjera, përzgjedhja bëhet në mënyrë të rastësishme përmes një shorti kompjuterik.

