Publikohet raporti ditor i IKSHPK: Një i vdekur e 32 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 463 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.816.266 doza të vaksinës.

Deri më sot 817.578 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 98.286 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 868 testime, 32 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 188 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 222.696.

Në total numri i rasteve aktive është 864.