Rreth tetë raste janë raportuar si incidente, por nuk kanë rezultuar me elemente të veprës penale, thotë koordinatorja nacionale për zgjedhje, prokurorja Laura Pula.
Ajo për KosovaPress konfirmon se nuk është arrestuar asnjë person për keqpërdorim të votës në këto zgjedhje lokale, deri në mesditë.
Prokurorja nga Zyra e Prokurorit të Shtetit thotë se janë 100 prokurorë dhe staf mbështetës të shpërndarë në të gjitha komunat për të mbrojtur votën e lirë të qytetarëve.