Punëtorët e lodhur i kishte zënë gjumi në shina, treni i mbyt të gjithë

Një tren vrau 14 punëtorë emigrantë në Indi, të cilët i kishte zënë gjumi tek shinat. Ata, siç transmeton Shqip raportimet e medieve, po ktheheshin në shtëpi pas punës, por ishin lodhur.

Sa i përket rastit në fjalë, bëhet e ditur se shoferi u përpoq të ndalonte trenin e mallrave kur pa punëtorët tek shinat në shtetin perëndimor të Indisë, Maharshatra.

“U vranë 14 njerëz dhe pesë u plagosën”, tha një zëdhënës hekurudhor C.H. Rakesh.

Si pasojë e bllokimit, i gjithë transporti publik është pezulluar, kështu që punëtorëve emigrantë që udhëtojnë për në shtëpi shpesh iu duhet të ecin në këmbë.

Policia pohon se punëtorët punonin në një kompani çeliku dhe u nisën drejt fshatit të tyre në shtetin fqinj Madhya Pradesh.