Punëtorët e Telekomit në protestë 24 orëshe të enjten
Punëtorët e Telekomit kanë paralajmëruar protestë para Qeverisë, më 23 korrik, nga ora 13:00.
Sipas njoftimit në profilin zyrtar të FSP-PTK, thuhet se protesta 24 orëshe e të enjtes do të organizohet në mbrojtje të kompanisë.
Ata thonë se do të protestojnë dhe rezistojnë sepse sipas tyre disa grupe të errëta dëshirojnë t’i lënë fëmijët e tyre pa bukë.
“Do të protestojmë për t’i treguar këtij shteti se edhe punëtorët e Telekomit janë të Kosovës”, thuhet në komunikatë./mediafokus.info/

