Punëtorët joshëndetësorë paralajmërojnë ndërprerjen e shërbimeve nëse nuk përfshihen në pagën shtesë
Sindikata e administratës së shëndetësisë në Gjilan e konsideron të padrejtë ndarjen e punëtorëve në pagën shtesë dhe paralajmëron ndërprerjen e ofrimit të të gjitha shërbimeve, përfshirë pagesat e furnizimit dhe ato teknike në QKMF.
“Ne punojmë në të njëjtin institucion, paguhemi nga i njëjti kod buxhetor, ndërkaq diferencohemi te paga shtesë”, thotë Sabri Ibrahimi, përfaqësues sindikal për administratën shëndetësore në regjionin e Gjilanit.
“Ne si punëtorë joshëndetësorë, por që punojmë së bashku në një instutucion, kërkojmë që pagesa shtesë të bëhet për të gjithë punëtorët e QKMF-së dhe qendrat tona në regjion, që i përfaqësojmë, meqë jemi një kod buxhetor.
Nuk ka asnjë arsye të ketë ndarje të padrejtë të punëtorëve.
Përndryshe, jemi të detyruar t’i ndërprejmë të gjitha pagesat e furnzimet dhe gjitha shërbimet teknike për QKMF në Gjilan.
Shpresoj të mirëkuptohemi për kërkesën dhe shqetësimin tonë, sepse e ndjejmë veten jo të barabartë në këtë rast”, ka thënë për Mediafokus, Sabri Ibrahimi, përfaqësues sindikal për administratë./mediafokus.info


 
 
						 
						