Punëtorëve të shtetit nuk u kanë dalur pagat ende

Zyrtarëve publikë ende nuk iu kanë dalë pagat e muajit shtator. Ushtruesit të detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Thesarit i ka skaduar mandati.

Zyra për media e Ministrisë së Financave ka konfirmuar për Insajderin se pagat ende nuk janë ekzekutuar por nuk ka dhënë detaje se pse ka ndodhur ky bllokim brenda administratës shtetërore.

Kujtojmë se pagat nuk janë ekzekutuar as për familjet me skema sociale për këtë muaj./Gazeta Insajderi/