Punëtori bie nga ndërtesa, pronari arrestohet për ‘rrezikim në vendin e punës’

Një punëtor në Prishtinë është rrëzuar në vendin ku punonte dhe ka përfunduar në spital, ndërkohë që pronari i objektit është arrestuar nga policia nën dyshimin për ‘rrezikim në vendin e punës’. 

Rr. Ferdi Curri, Prishtinë, 06.04.2021 – 16:30. Është raportuar se viktima mashkull kosovar deri sa ishte në vendin e punës ka rënë nga ndërtesa dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me rast janë duke u marrë edhe inspektorët e punës. I dyshuari mashkull kosovar pronar i kompanisë është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje, thuhet në raportin e policisë.