Punëtori e lëndon dorën në furrën e bukës
Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka lënduar dorën në një furrë buke në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, derisa ishte duke punuar.
Raporti i PK-së:
RREZIKIM I SIGURISË NË VENDIN E PUNËS /Magjistrale, Prishtinë-Ferizaj 15.05.2022-09:06. Raportohet se, viktima mashkull kosovar derisa ishte duke punuar në një furrë buke, ka lënduar dorën në një makinë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

