Qëndroni gjen pak kohë për t’u argëtuar me fëmijët

Kryetari i Kamenicës, Qendron Kastrati, ka gjetur pak kohë për t’u argëtuar me fëmijët, derisa e bëri përurimin e këndit të lojërave në shkollën “Asllan Thaçi”, në Karaqevën e Poshtme.

“Me koordinatorin për Ballkan të organizatës gjermane ‘Humanity First’, Zubejr Kan, përfaqësuesin e kësaj organizate në Kosovë, Xhinahudin Saif dhe dhe drejtorin e shkollës “Asllan Thaçi” në Karaqevë të Poshtme, bëmë përurimin e këndit të lojërave në këtë shkollë”, ka shkruar Kastrati, në profilin e tij zyrtar në Facebook, transmeton Mediafokus.info.

Ai ka theksuar se për investime të tilla në të mirën e nxënësve të Kamenicës, do bashkëpunojmë me të gjithë akterët që kemi si qëllim, përmirësimin e kushteve për të vegjlit tanë./MediaFokus/