Qeni i shtëpisë mbyt foshnjën 26 ditëshe

Rasti në SHBA, ku një qen shtëpie mbyti foshnjën 26 ditëshe, na rikujton një anekdotë të vjetër që thotë se qeni dhe njeriu mund të jenë miq të mirë, por njeriu duhet ta kuptotojë se qeni mbetet ai që është.

Një foshnjë 26 ditësh në SHBA është vrarë nga një qen i llojit “Pit Bull”. Julian Connell, vdiq në shtëpinë e tij në Indiania dhe për vdekjen e tij është arrestuar mamaja Jennifer Connell, e cila akuzohet për neglizhencë.

Në raportin e policisë thuhet se nëna e dinte se qeni ishte agresiv dhe nuk bëri asgjë për ta larguar kafshën nga shtëpia. Qeni ka sulmuar vogëlushin teksa ndodhej i vetëm në dhomën e gjumit.

Edhe pse nëna u drejtua me shpejtësi për tek ai për ta larguar, ishte tepër vonë pasi plagët që i ishin shkaktuar të miturit ishin të parikuperueshme.

Ndërkohë raportohet se gruaja është arrestuar dhe pritet që të dalë para trupës gjykuese.