Qeni ia hëngri organin gjenital pronarit të tij

Një anekdotë e vjetër thotë se edhe qeni më besnik, në fund e kafshon të zotin e vet.

Kjo duket se i ndodhi edhe një burri në Gjermani i cili është gjetur me organ gjenital të këputur. Policia beson se qeni i tij mund të jetë fajtori.

Fqinjët telefonuan policinë në Herne, një qytet në North Rhine – Westphalia, në orët e para të mëngjesit të së martës.

Kur poloicia arriti në shtëpinë e një familjeje në Magdeburger Strasse, ata dëgjuan zhurma të dhimbshme brenda.

Ata gjetën pronarin e shtëpisë, 66-vjeçar, në gjendje kritike për jetën dhe e dërguan në spital, raportoi transmetuesi publik shtetëror WDR.

Frank Lemanis, 59 vjeç, tha se pasi burri ishte futur në koma artificiale nga mjekët, çfarë ndodhi saktësisht atë natë mbetet e paqartë.

“Një hipotezë, sigurisht, është se qeni i tij i madh, kafshoi penisin dhe e hëngri atë.

Sipas BILD, gruaja e viktimës nuk ishte në shtëpi në atë kohë.