Rita Ora kërkon falje për shkeljen e dytë të rregullave të izolimit

Ylli i muzikës botërore me prejardhje nga Kosova, Rita Ora, ka kërkuar falje pasi dolën raportet se ajo duhej të ishte vet-izoluar kur festoi ditëlindjen në një restorant në Londër muajin e kaluar.

Rita fluturoi për në Egjipt me një aeroplan privat më 21 nëntor për të performuar në hotelin me pesë yje “Ë” në Kajro, një paraqitje për të cilën ajo u pagua me një shumë prej gjashtë shifrash, njoftoi Mail on Sunday.

Ajo u kthye në Angli të nesërmen dhe u kërkua, sipas rregullave të karantinës së qeverisë, të vetë-izolohej për 14 ditë, shkruan The Guardian.

“Pas kthimit tim në Britani, duhet të kisha ndjekur këshillat qeveritare dhe të izolohesha për periudhën e kërkuar. Siç e dini, unë nuk i ndoqa këshillat e qeverisë dhe… Unë përsëri kërkoj falje, pa rezerva”, ka thënë Rita Ora.