Qershia e bacit Demë

Sabedin Sherifi

Sa herë piqen qershitë, nostalgjia për to na kthen mbrapa në kohën e fëmijërisë.

Fatmirësisht ishim një vend ku kishte pothuajse të gjitha llojet e pemëve duke filluar nga qershitë në qershor e e deri te dardhat palloshkë apo kakiqke.

Këto të fundit ishin shumë të shijshme sidomos nëse i zinte acari në degë.

Qershia si pemë shumë e shishme sidomos për ne si fëmijë në atë kohë ishte diçka që mezi prisnim që ato të filloni të merrni ngjyrë të verdhë.

Rrallë ke mund të gjesh të skuqura në degë pasi që ato mbaronin herët nga ne.

Fatkeqësisht qershi tek ne kishte shumë pak ose thënë shkurt e tërë lagjja kishte vetëm një. Ajo gjendej në fushat e bukës që thirreshin Kodër.

Qershia ishte e bacit Demir apo e bacit Demë siç e thërrisnim në shenjë respekti. Qershia gjendej në një trekëndësh të tri arave dhe hija dhe degët e saj mbulonte të tri arat.

Arat zakonisht mbilleshin me drithërat e bukës grur apo misër. Ato nën qershi bëheshin plojë nga ne, por çuditërisht askush nuk na thoshte gjë, as Baci Demë të cilit s’i mbetej gjë aty më nën hijen e qershisë…

Në degët e saj vlonin fëmijët si zgjoi bletëve.

Qershia pas një jave nga vjelja e saj mbetej thjeshtë vetëm skelet. Degët e saj të holla thyheshin pothuajse të gjitha.

Pas një jave aty mbretëron një heshtje por baci Demë pas gjithë atyre dëmeve prapë na shkonte me buzëqeshjen e tij.

Bujaria e tij ishte e pafund edhe pse ara e bukës të cilën e kishte punuar me aq mund ishte gjithëçka për familjen e tij.

Në pranverën e ardhshme quditërisht qershia prapë lulëzonte edhe me më shumë lule dhe më shumë degë.

Kështu edhe sot e kësaj dite ajo vazhdon t’u bëjë ballë dëmeve nga fëmijët por baci Demë më nuk është të shoh lulëzimin e saj.

Bujarinë ai e la trashëgim tek pasardhësit e tij.

Qershia vazhdon të lulëzojë çdo vit po me atë aromë të luleve dhe po atë shije të frutave të saj.