Qeveria e Kosovës miraton vendim lehtësues për mërgimtarët
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim sot që të mbulojë pagesën e policës së sigurimit për bashkatdhetarët që vijnë në Kosovë për pushime.
Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se qeveria do të marrë përsipër pagesën e policës nga 1 korriku.
“Është bërë shqyrtimi i Propozim-vendimit për mbulimin e plotë të obligimeve të sigurimit kufitar nga Qeveria e Kosovës për të gjithë bashkatdhetarët dhe të huajt që janë subjekt i policës kufitare që vijnë në Kosovë deri në fund të vitit 2021. Ky vendim na hap rrugën që Ministria e Financave, në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme që të lidhim një memorandum me BQK-në dhe Byronë Kosovare të Sigurimit e të marrim përsipër si qeveri mbulimin e kostos së policës kufitare, të cilës i nënshtrohen bashkatdhetarët. Mbulimi do të fillojë prej datës 1 korrik”, tha Murati.
Ai tha po ashtu që duhet të gjendet një zgjidhje e përhershme për këtë problem.

