Qeveria i fut në karantinë komunat Viti e Klinë
Në vazhdën e masave shtesë kundër pandemisë së coronavirusit, qeveria e Kosovës, sapo ka marrë vendim që t`i ndalojë hyrje-daljet në Viti e Klinë, dy komunat ku u paraqitën rastet e para.
Qeveria po vazhdon t`i ashpërsojë masat në vazhdimësi, për të penguar përhapjen e virusit.
Besohet se qyetetari nga Vitia, i cili para një javësh erdhi nga Italia, së bashku me bashkëshorten, ka pasur kontakte me persona të tjerë dhe dyshohet se ka marrë pjesë edhe në meshë./mediafokus.info/

