Qeveria merr vendim për sigurim të detyrueshëm shëndetësor

Qeveria e ka miratuar projektligjin për sigurim të detyrueshëm shëndetësor.

Kryeministri Albin Kurti tha se ky vendim do ta përmirësojë cilësinë e jetës së qytetarëve.

“Ku ka më mirë sesa ta fillojmë rendin e ditës pikërisht me këtë punë”, tha Kurti.

Ai tha se “njerëzit në nevojë do të kenë mbrojtje më të mirë sociale që ndihmon për të zvogëluar si varfërinë, ashtu edhe pabarazinë”.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, e quajti këtë si “hap themelor drejt krijimit të sigurimeve shëndetësore në vendin tonë”.