Qeveria ndan 15 milionë euro për krijimin e vendeve të reja të punës

Qeveria e Kosovës ka ndarë 15 milionë euro për krijimin e vendeve të reja të punës përmes mbështetjes që do të ofrohet për punëmarrësit.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se këto mjete do të shërbejnë për punësim, rikthim të personave në punë dhe punësimin e grave.

Ky vendim është në zbatim të njërës nga masat e Pakos së Ringjalljes Ekonomike, gjegjësisht Masës 1 – Mbështetja e Punësimit./Mediafokus.info/