Qeveria ndan 25 mijë euro për familjen e Agon Musliut
Qeveria e Republikës së Kosovës e drejtuar nga kryeministri Avdullah Hoti, në mbledhjen e mbajtur sot, ka miratuar vendimin për ndarjen e mjeteve për mbështetje financiare në vlerë prej 25,000.00 euro për ndihmë familjes së Agon Musliut.
Musliu humbi jetën tragjikisht më datë 3 maj 2020 në Qendrën e Studentëve në Prishtinë e caktuar si hapësirë karantine, raporton Mediafokus.info.
Kjo ngjarje tragjike shkaktoi polemika e debate të mëdha në Kosovë, për atë nëse i ndjeri është dashur të vendoset në karantinë apo të lirohet për në shtëpinë e tij, në Livoq të Epërm të Gjilanit. /Mediafokus.info/

