Qeveria nuk pajtohet me presidentin rreth gjendjes së jashtëzakonshme

Qeveria e Kosovës, nëpërmjet zv/kryeministrit Haki Abazi, ka shprehur mospajtimin e saj me presidentin e vendit sa i përket propozimit për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

Abazi e ka quajtur “masë ekstreme” gjendjen e jashtëzakonshme, duke thënë se nuk është e nevojshme tani për tani.

Qëndrimi i qeverisë lë të kuptohet se dekreti i presidentit nuk do të përkrahet nga Kuvendi./mediafokus.info