Qeverisja Thaçi ia ktheu dinjitetin qytetarit të Kosovës

Izmi Zeka

Për ata që kanë harruar se si duhet të qeveriset dhe të punohet për shtetin e Kosovës, po ju rikujtoj disa nga punët e bëra për një kohë të shkurtër (2008-2013) nga qeverisja Thaçi.

Këto janë disa nga zhvillimet e shpejta në arsim, shëndetësi, bujqësi, administratë, infrastrukturë e gjetiu, që i kthyen dinjitetin qytetarit të Kosovës:

Arsimi nga 150 euro në 450 euro

Policia nga 150 euro në 500 euro

Mjeku specialist nga 300 euro në 800 euro

Infermierët nga 160 euro mbi 400 euro

Profesorët universitarë nga 500 euro në 1200 euro

Administrata diku nga 200 euro në 450 euro

Autostrada Ibrahim Rugova më e mira në Ballkan

Rruga Arbën Xhaferi po ashtu më e mira në Ballkan

Rrugët tjera në Kosovë me mijëra kilometra që nga pas lufta e dytë botërore të paprekura.

Arritje e madhe në ndërtimin e mbi 100 shkollave e anekënd Kosovës me standarde evropiane.

Konviktet për studentët nga 70 euro sa ishte u ul në 35 euro

Mensa nga 30 euro në 15 euro
Pagesa semestrale nga 50 euro në 25 euro.

Qeveria Thaçi për herë të par ndan buxhet prej 40 milionë euro për subvencione e ku çdo vit kishte rritje

Pensionet e pleqve nga 40 euro sa ishte e bëri rritjen në 90 euro

Biblioteka të ndërtuara me standarde evropiane

Krijoi mundësi për zhvillimi e bizneseve në Kosovë

Kosovën e integroi në mekanizma të ndryshëm ndërkombëtar dhe e futi në top agjendat e rëndësishme ndërkombëtare.

Imazhin e një Kosove evropiane që Kosova se kishte parë pas lufte.

Shtriu autoritetin në çdo cep të Kosovës siç ishte rasti me vagabondët në Mitrovicë të veriut duke iu nënshtruar ligjeve të Kosovës.

Çdo ditë ndryshimet shiheshin dhe prekeshin.

Ruajti me fanatizëm miqësinë me SHBA-të dhe fuqitë evropiane.

Kosovën u ktheu në eksportues të paqes dhe zhvillimit.

Për fund nga një buxhet i vogël prej 700 milion eurove e ktheu në 1.8 miliard euro.

……………………………..

(Autori është ish-zëvendësministër i Brendshëm në Qeverinë e Kosovës)