Thirrje për drejtësinë, për prindërit, për femrat…

Festa Shabani Tahiri

Sot në Gjykatën Themelore të Ferizajit mbahet seanca ndaj kriminelit Dardan Krivaqës dhe shokut të tij për vrasjen makabre të Marigona Osmanit, vajzës 18 vjeçare e cila u dhunua deri në vdekje nga i dashuri i saj dhe familjari i tij.

Le të jetë një thirrje për drejtësinë që personat me vepra kriminale të qëndrojnë prapa grilave.

Le të jetë një thirrje për prindërit mbi edukimin e drejtë moral dhe etik të djemëve.

Le të jetë një thirrje për prindërit që t’i kontrollojnë vajzat më shumë (me kë shoqërohen, ku me kë dalin, kontroll mbi rrjetet sociale, kontakte më të afërta prindër-mësues)

Le të jetë një thirrje për gjitha femrat e keqtrajtuara e ato pa zë, që të mos durojnë dhunën fizike madje as atë psiqike.

Le të jetë një thirrje edhe për institucionet përgjegjëse të punojnë pa ndal në zbardhjen e shumë rasteve të tjera, parandalimin e tyre dhe të ofrojnë mbështetje të menjëhershme grave të keqtrajtuara.

Le të jetë një thirrje për komshitë që kur dëgjojnë zhurma e kanë dyshime të mos heshtin sepse janë bashkautor të ngjarjes, të lajmërojnë policinë menjëherë.

Por më e rëndësishmja, le të jetë thirrje që ASKUSH, ama bash askush nuk ka të drejtë me ngrit dorën ngaj krijesës më të bukur e cila jep jetë.

Uroj të shoh qytetarë të revoltuar para Gjykatës në shenjë proteste për rastin në fjalë.

Dënim të përhershëm dhunuesve, kriminelëve, të pashpirtëve.