Mbyllja: Mos na ngarkoni më shumë se s’mund ta bartim!

Arben Dubova

“Shendeti mbi te gjitha”, eshte moto e kahershme dhe gjithsesi se duhet te jemi dakord te gjithe me kete moto, ama te zgjedhesh mes dy te keqijave, te keqen me te madhe, me kete nuk mund te jemi dakord assesi.

Nese me mbyllje po pretendohet te preventohet sterngarkimi i institucioneve shendetesore eshte e keqja me e vogel, sepse e keqja e madhe eshte sterngarkimi i zyrave sociale sepse sipas ketij trendi shumica do te perfundojme raste sociale.

Te shkaktosh krize shendetesore me fushate idioteske zgjedhore dhe si pasoje e saj pastaj t’i ndeshkosh bizneset me nderprerje te aktivitetit, eshte totalisht e papranueshme.

Pafuqia e shtetit qe ta menaxhoje mire situaten me pandemi rezulton me mbyllje totale te disa aktiviteteve te cilat jane pothuajse punedhenesi kryesor ne Kosove.

Mendoni pak me gjate dhe me racionalisht para se te merrni vendime nga zyrat tuaja!

Dilni ne terren dhe merrni opinionin edhe te atyre qe po i goditni direkt dhe mos i shperfillni!

Rritni kapacitetet shendetesore e mos na merrni buken nga goja!

Urojme dhe lutemi qe kjo maskarade te perfundoje me 18 prill!

Me teper nuk ben, ma teper edhe nuk ben edhe nuk mundemi!

Ne nuk jemi Gjermani, nuk jemi as Zvicerr e as Europe, jemi qeshtu qysh jemi sepse JU (politika) na keni lene keshtu, e tash mos na ngarkoni me shume se s’mund ta bartim!