‘Qohu Enver’ nxit urrejtje e përçarje, prokuroria kërkon paraburgim për gjakovarin

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar masë paraburgimi ndaj të pandehurit H.M., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit” gjatë promovimit të librit të tij.

“Në mesin e përmbajtjen të këtij libri, janë të shkruara disa poezi si, “Qohu Enver”, “Shporruni njëherë e përgjithmonë” dhe “Msitnia”, të cilat kanë përmbajtje të urrejtjes dhe përçarjes kombëtare e fetare, ku i njëjti, me këto veprime ka mundur të prish rendin publik në Republikën e Kosovës”, njofton prokuroria.

Prokurori i rastit, ndaj të pandehurit ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh, e cila është aprovuar nga Gjykata kompetente.

I pandehuri, me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim nga data 14 gusht 2021.

Klan Kosova raporton se bëhet fjalë për poetin Haxhi Mehmeti – Gjin Morina.