Quni-VV’së: Ky është vetëm fillimi, ende asgjë s’keni parë
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka thënë qytetarët ende nuk kanë parë asgjë nga qeveria Kurti 2.
“Ky është vetëm fillimi. Ende asgjë s’keni parë”, shkruan Quni.
Ky është postimi i tij:
Për një javë
Java nisi me zhvatjen e 1.4 milion eurove nga kompanitë fantome në Prizren, vazhduan me mbylljen e zyreve të partive politike në Prizren, dhe për fundjavë u munduan të linçojnë dhe frikësojnë mediat kinse për “mbrojtje të sekretit shtetëror”.
Ky është vetëm fillimi. Ende asgje skeni parë.
Ngrite zërin, mos hesht!.

