“Qysh me jetu pa ty bre jeta jem”

Hysni Qestaj, rreth 40-vjeçar, nga kantoni Vaud i Zvicrës vdiq tragjikisht në një aksident të rëndë në Italinë veriore.

Mediat italiane shkruajnë se Ferrari GT C4 i bardhë kishte qenë duke lëvizur me mbi 200 km/h kur ka rrëshqitur në rrugën e lagësht dhe është përplasur në anësore.

Zjarrfikësve iu desh mjaft mund që ta nxirrnin kosovarin e vdekur nga vetura.

Pas këtij lajmi tragjik, ka reaguar bashkëshortja e tij, Dafina Qestaj, ku ka bërë një postim prekës.

“Qysh me jetu pa ty bre jeta jem.

“Na thave shpirtin e na e ndale diellin, po njerezit e mire nuk jetojne gjate ne kete bote. Ishe aq i mire, i drejte dhe i dashur sa Zoti te mori prane vetes. Po me mbajn gjalle kujtimet e bukura qe i kaluam dhe dashuria qe ndame per gati dy dekada. Pusho ne parajse aty ku e ke vendin, te deshtem, te duam dhe do te duam pergjithmone, une dhe dy engjujt tone qe i le kaq heret”, ka shkruar ajo në Facebook.