Ariu rishfaqet në Gjinoc të Suharekës

Në shëtitoren në Gjinoc të Suharekës, të premten mbrëma doli edhe një ari.

Ai ua ndërpreu rrugën tre djemve që po ecnin andej pari.

Por, shfaqja e ariut të hirtë në këtë fshat nuk është e rrallë.

Para disa kohësh kafsha ia dëmtoi tri koshere me bletë një banori, dhe gjurmët e saj janë ende të pranishme në oborrin e tij.

Drejtori i Bujqesisë në Komunën e Suharekës, Xhevdet Gashi tha se nuk kanë të drejtë të marrin masa tjera veçse për këtë rast janë në kontakt të vazhdueshëm me policinë.