E pabesueshme çfarë thotë Albin Kurti për kryeministrin Hoti

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka kritikuar ashpër kryeministrin Hoti për marrëveshjen e nënshkruar në Uashington, raporton Mediafokus.info.

“Kjo qeveri përmes temës së Ujmanit që vendosi në negociata, ia hapi temën Serbisë për të diskutuar pronën e Kosovës”, tha Kurti, në intervistën dhënë për televizionin të partisë së tij.

“Po të kishte Kosova prokurorë të vërtetë, ata do të vepronin menjëherë. Shteti i së drejtës nuk do t’i durojë as në pushtet e as në liri, njerëzit e këtillë. Pikërisht rikthimi ynë në qeveri do ta mundësojë shtetin e së drejtës”, ka thënë Kurti.