Gecaj: VV dhe ish-bija jonë nuk dinë çfarë po thonë

Shefi i kabinetit të ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu, Bajram Gecaj, ka komentuar deklarimet e fundit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe të kryekuvendarës Osmani, lidhur me marrëveshjen Kosovë-Serbi.

Ai ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryetarën e Kuvendit, duke thënë se nuk po dinë cka po thonë.

“Përgjigja e shkurtë në pyetjen tuaj se “A po dinë çfarë po thonë?!”, është një JO e madhe … ndërsa, ish-bija jonë nuk u lëshon udhë këtyre aspak!”, ka shkruar Gecaj, në profilin e tij.

Ja statusi i plotë dhe pa ndërhyrje:

I nderuar Kryetar Isa Mustafa, fatkeqësisht për skenën tonë politike por edhe për vendin, LVV mbetet një subjekt politik (apo jo) që akoma nuk e di ku e ka kokën e ku këmbët. Para disa ditësh, Richard Grenell me plotë të drejtë kishte deklaruar: “Na duhen politikanë që bëjnë më shumë se sa vetëm të ankohen”. E ankesa duket të jetë palca kurrizore dhe strumbullari i të gjitha veprimeve të LVV-së, pasi që tanimë kanë provuar se nuk dinë e as që e kanë guximin të qeverisin. Ankesa racionale dhe e bazuar është vërtetë ushqim për demokraci, por kur ajo shndërrohet në qëllim për vetëvete atëherë dëmton dhe rrezikon seriozisht vet frymën e mu asaj demokracie. Asociacioni ishte aprovuar nga mbi 2/3 e deputetëve dhe, ashtu siç konkludoni edhe ju, kishte marrë vulen edhe të vet Gjykatës Kushtetuese. LVV-së, të cilët nuk e kuptojne dhe as që e pranojnë konceptin e bashkëpunimit, u duhet të sigurojnë një shumicë prej 2/3 për ta zhbërë vendimin mbi asociacionin … e deri atëherë, e tëra që ata mund ta bëjnë qëndron strikt në domenin e ankesës joracionale, popullizmit dhe destruktiviterit sistemik, domen ky në të cilin duket të kenë avancuar mbi të tjerët!

Përgjigja e shkurtë në pyetjen tuaj se “A po dinë çfarë po thonë?!”, është një JO e madhe … ndërsa, ish-bija jonë nuk u lëshon udhë këtyre aspak!