Qysh na dul uji e ke tuj na mlu

Sabit Rrustemi

Nji kohë t’gatë kena mushë ujë te Kroni. Atu ku e kena pas bahqen, e mbanë mend edhe ti, po?

Eh, nuk u kanë larg shpije shumë, po lugajë. U dashke me u zdjergë teposhtë. Po, tevona qysh me i ngjitë përpjetë me knata. Gati gjithë e kena bajtë ujin me magar, se nuk u bajke nryshe…

E, ku ta dish sa vjet ka shku k’shtu, tybe nuk i kena njeh, vej boll u patën ba. S’u bajke ma.

Nji natë masdarke, Baba Hajdin na tha:

-P’e nisim nji bunar mas shpie…P’e grryjmë sa t’mujmë e nashta kemi nafakë, na del uji, se teposhtë e përpjetë, na shkunë gjinja poshtë.

Babës ju kanë dhimtë gjinja shpisë, gjithë. Edhe sa jena kanë bashkë, u munu me kanë i drejtë boll.

Edhe, qysh tha Baba Hajdin, u qumë sabahle, i bamë gati aletet, skelet edhe ja nisëm. Nji ditë, dy, tri…u ba edhe java, ramë përmi njizet pashë e kusur teposhtë e ujë s’ ka. Meniherë qaty mas izbe. Gropa dihet edhe sot.

-Po grryjmë hala, helbete, i thamë Babës Hajdin !

Atij nuk ju mushë menja qi del ma ujë aty, edhe po na thotë:

-Lene, mos grryni ma. Po bie dej n’Preshevë e p’e veti najkan, helbete, mos po di kush naj shejë uji e mos t’grryjmë e t’shkojmë poshtë badihava… Edhe e lamë.

Sa pat kapërcy midisi i verës. Hala s’ke prishë Jugosllavia e parë.

U qu Baba e u zdorgj n’Prishevë. Te nji Halim Bera, e ka pas si dost. Te ai e lidhke atin, e pijke kafen, edhe shka kish me lanë a me marrë, aty e kish teste.

Tuj ba llaf me ta e tuj kajt dert, qillon njani edhe p’e ngon. Masi i kish pas bitis Baba, ai po i thotë:

-Mixho, lehtë e kie me ditë ku ka ujë. Si ta kish naj tepsi t’bakrit a t’ballanit n’shpi, merri nji natë e qiti n’dy tre vena, tej n’sabah. Sabahle, shko e hiqi. Qaty ku t’kenë ngrehë vllag ma shumë, rrmih lirisht…me kaull ka me t’dal ujë.

Edhe njime ja bamë qashtu. I lamë mas shpie, qaty ku patem grrye, edhe ner shpi, ku asht sot bunari.

Pasha zotin, mas shpie, qysh e kemi lanë tepsien e bakrit, qashtu e kemi gjetë, të thatë krejt. A ner shpi, ish kanë ultisë, kish mledhë pika uji, krejt syna syna, si sumlla, ish ba tepsia.

-P’e lamë atje, edhe po ja nisim k’tu se shejat qeshtu po thojnë. S’patëm shka me prit ma. U pat afru edhe Shmitri. Hajt e hajt e hajt…valla e qumë bajagi fell. Nuk u pashin sheja, po shyqyr nuk dalke fort.

T’ra edhe nji borë qaty nja nji javë para shmitrit e, ta mushëm bunarin me borë. Se, i kish pas thanë dikush Babës, mushne me borë si t’binë se, si t’kenë ujë, e ngreh borën teposhtë edhe e shkrinë sahora.

Kur u qumë t’nestrit, s’mujshmi me ju besu syve. E kish shtjerrë borën për fije bunari. Edhe nji pikë ujë s’kish metë. T’u g’zumë na. Nja nji javë grryjtëm me qef. Po kur ramë n’guri, na u ftofën morrat. Verë me gojë s’ bajshim.

Tri ditë shka kemi punu, as ni metër me thanë s’ di qi e kemi qu teposhtë.

Na pa Baba Hajdin, edhe s’priti:

-L’shomni teposhtë bre, t’hi e ta shoh vetë e mos t’grryejmë badihava se shkutë poshtë.

Edhe ra poshtë. Qillova unë me Raifin. E murr qyskinë e p’i mshon. Msho aty e aty e aty:

-Ëëë…p’e sjell kryet. Lene se s’ka ujë. Koka kanë shkru me na shku poshtë edhe ky muni k’tu. Mlidhni aletet e dilni.
Ate e ngrehën përpjetë e dul. Vakti i sillës. Shaipi e baci Miz ishin nalt’.

-A p’i mshojmë edhe pak, i thashë Raifit.

Edhe t’i mshumë…bum e bum e bum. E thymë gjysën e nji guri qi s’na lake me u sjell shlirë aty poshtë, bash kah ana e Kronit.

Kur, kanë zanë me u dokë do sumlla uji…
S’mujshim me ju besu syve. A pej s’lodhmi po pikojnë njerstë tona a, njime sumlla uji janë!

-Hajt edhe pak, hajt edhe pak, kur t’shpërthej uji. S’mujshe me besu. Ner qat gurin qi gjysen e thymë, krahin mujshe me shti kah dalke uji.

Bre thirrë e brit, livrit konopin, s’ninë kush. Nji copë herë, qashtu. Uji gati na mrrini te gujtë…a, na e dijshim qi Shaipi e baci Miz janë naltë, tuj na kshyrë. Po se kah i kish rru dreqi, hec e dije…

Vallahi na hini tuta! Njiherë s’ka e s’ka, lene krejt. E tash, do me na mlu uji.

Thirrë e brit pej atje poshtit, tridhjete e kusur pashë, herë unë e herë Raifi. U lodhëm edhe tu thirrë. Dikur se kush kish pas ni dikush pej çikave, Feta, drue edhe u afru.

-O shkoni thirrne Babën se dul uji edhe do me na mlu!

Menxi u morëm vesh.

Shkon ajo, po, Feta koka kanë, me t’ngame e n’odë, te Baba. Ai as qi kish deshtë me ni.

-Po vej sa dola pej poshtit, çfarë uji ?!
-O Babë, po do me i m’lu uji, djemtë, ngani…

Erdhën shyqyr zotit. E, t’parin e l’shunë Babën. Valla ju lagën apangat kur ra aty ku ishim na dy.

-Laj vela, po vej kuveti zotit qi ka mujtë k’ta me ba!

S’mujke me ju besu as ai syve…

T’nesrit tanë ditën kemi derdhë vej ujë…dhe s’mujtëm me derdhë kejt katije.

Gurtë e parë, gati permi gjysë metre, neper ujë i kemi l’shu. Po vej shpyrti i Fazli Nokit e i Shaipit e di shka kanë hjekë dej sa kanë dal përmi ujë. Edhe i joni besa tuj u l’shu gurë se, ni gabim i vogël, shkojke njeri.

E, si dulum permi ujë, ma s’jemi merzitë….

Po, masanej, te ajo gjysa e gurit qi met pa thy, sa kofa ka zanë e ka met aty, mos vetë. Kjametin e pashmi me hekra tu i nxjerrë. Se, qysh me ra atje poshtë. Tybe do edhe janë dryshkë e aty kanë metë. Po, bunari ma s’ka shterrë. Edhe, dha zoti, muni s’na shkoi huq!

Atë tjetrin ma shpie e mshelëm masanej perkadal. Se nuk na u gutke. Dimni gatë…