Qytetarët e këtij shteti më të pakënaqurit me jetën mes pandemisë
Francezët janë më të pakënaqur dhe më të dekurajuar sesa kanë qenë ndër vite, sipas një studimi.
Frika dhe kufizimet gjatë pandemisë Covid-19 çuan në një rënie të kënaqësisë së përgjithshme të jetës, raportoi sot zyra e statistikave INSEE.
Rezultati mesatar i kënaqësisë nga jeta në vitin 2021 ishte 6.8 nga 10, vlera më e ulët që nga viti 2010, kur u nis sondazhi. Në vitin 2020, vlera ishte 7.3.
Studimi vuri në dukje se niveli i pakënaqësisë rritet ndërsa individët rriten në moshë.

