Qytetarët përleshen me policinë, pesë të lënduar nga të dyja anët

Qytetarët përleshen me policinë në Fushë Kosovë, lëndime pësojnë dy zyrtarë dhe tre të dyshuar. Rasti është cilësuar si tentim vrasje.

Rr. Pejës, Fushë Kosovë 03.11.2020-14:45. Është raportuar se dy zyrtarët policor derisa  ka qenë duke shqiptuar një tiketë kundërvajtje, janë sulmuar fizikisht nga  shtatë të dyshuar, meshkuj kosovarë. Raportohet se njëri nga zyrtarët ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dyshuarve. Si pasoj  lëndime trupore kanë pësuar dy zyrtarët dhe tre të dyshuar. Të gjithë të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit pesë prej tyre janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullte. Rasti është duke u hetuar, thuhet në raportin e policisë.