Fluks i mergimtarëve në kufi, pesë orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova

Për të kaluar nga Kosova për në Serbi, qytetarët janë duke pritur deri në pesë orë në pikën e kalimit kufitar në Merdarë.

Sipas ministrisë së Punëve të Brendshme, aktualisht kolona e veturave në këtë pikë është 2400 metra.

Kolona të gjata ka edhe te pika kufitare Dheu i Bardhë, ku sipas kësaj ministrie, qytetarët po presin deri në dy orë e gjysmë.