Qytetari në Gjilan gjobitet me 300 euro për shkarkimin e drurëve në trotuar
Një qytetar i Gjilanait është gjobitur me 300 euro nga Policia e Kosovës pasi që drutë që bleu i vendosi në trotuar.
Ai pohoi për Klan Kosiva se nga policia iu dha afat prej 40 minutash për t’i larguar drutë, por që për të ishte e pamundur ta bëjë një gjë të tillë meqë kishte 10 metra dru.
Në vendin e ngjarjes doli edhe vëllai i tij që e ka edhe komshi teksa i tha Klanit se vetëm se u interesua për situatën e krijuar u dënua me 50 euro pasi nuk kishte me vete dokumente personale.
Policia e konfirmoi rastin duke thënë se bëhet fjalë vetëm për kundërvajtje dhe jo ndonjë vepër penale.

