Qytetari nxë gjarpër 2 metra të gjatë

Thuhet se gjarprinjtë nuk dalin mbi tokë pa ardhur Shëngjergji, që nënkupton pa u nxehur mirë koha, shkruan mediafokus.info

Por, një qytetar në Përplepnicë të Gjilanit, Kadrush Abazi e ka ekspozuar sot një gjarpër të gjatë rreth 2 metra, të cilin ai e mban në dorë, të mbërthyer ‘mbas qafe’, për të mos e kafshuar.

Duket se Kadrushi, që për hobi ka mjekësinë popullore (alternative) nuk i ka frikë gjarpërinjtë, për dallim prej shumë të tjerëve që rrënqethen vetëm po ta dëgjojnë emrin e këtij zvarraniku, që e hasim edhe nëpër legjenda.

Sipas një legjendae, besohet se çdo shtëpi e ka gjarpërin e vet./Mediafokus.info