Qyteti ku hoxha e pastron kishën e prifti xhaminë
Gjilani njihet komunë shembull sa i përket tolerancës ndërfetare e ndëretnike, shkruan gazeta online Mediafokus.info.
Drejtuesit e kësaj komune shpeshherë kanë deklaruar se diversiteti fetar, etnik e politik, konsiderohet si vlerë.
Një kontribut për këtë ‘kapërcim’ e kanë dhënë edhe prijësit fetarë.
Në tetorin e vitit 2015, tre prijësit fetarë në Gjilan, Naim Aliu nga Bashkësia Islame, Don Domonik Qerimi nga Kisha Katolike dhe Naim Bllaca, nga Kisha Protestante “Ringjallja”, e pastruan xhaminë “Mulla Idriz Gjilani” (1936) dhe kishën “Shën Ana” (1938), në Dunav të Karadakut, raporton gazeta online Mediafokus.info.
Ata e përçuan mesazhin e madh se bashkëjetesa funksion duke e respektuar të drejtat e njëri-tjetrit.
Duket se Gjilani mbetet komuna e vetme që ka punuar shumë për të arritur në këtë nivel të tolerancës ndërfetare.
Krejt këto aktivitete ishin organizuar nga kreu i kësaj Komune, Lutfi Haziri./Mediafokus.info/

