Qyteti zgjohet nga krismat, një i vrarë, një i plagosur

Një person është vrarë me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërkohë që një tjetër ka mbetur i plagosur.

Burime bëjnë me dije për Gazetën Panorama se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Rus” të kryeqendrës së veriut, Shkodër.

Mësohet se i vrarë me armë zjarri ka mbetur Naim Bajri. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për kapjen e autorëve.

Ndërkohë ende nuk dihen rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja e rëndë. (foto arkiv)