Raka: Pas 4 majit duhet të fillojë normalizimi gradual i situatës

Në një intervistë për emisionin “#Gjesi”, mikrobiologu Lul Raka, ka folur gjerësisht për situatën me pandeminë Covid-19 në Kosovë si dhe kohën kur mund të fillojë normalizimi gradual.

Pos tjerash, ai është ndalur edhe tek ajo si duhet të veprohet pas 4 majit, deri atëherë kur vlejnë masat e ndërmarra nga ministria e Shëndetësisë që kanë të bëjnë pos tjerash me kufizimin e lëvizjes.

Sipas Rakës, pas kësaj date duhet gradualisht të nis normalizimi i situatës në vendin tonë, por që kujdesi duhet të vazhdojë të jetë tejet i madh dhe se duhet respektuar distanca fizike dhe masat e tjera të nevojshme./mediafokus.info