Rama: Dua ka prekur qiellin e botës muzikore
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është duke qëndruar në Tiranë, ku sot është takuar me kryeministrin Edi Rama.
Rama ka bërë një postim në profilin e tij, ku ka lavdëruar këngëtaren Duan.
“DUA LIPA që ka kapur qiellin e botës muzikore s’ka nevojë për asnjë koment, ndërsa një koment për Duan që pata kënaqësinë të njoh, unë dua ta ndaj me ju”, ka shkruar Rama.
“Uroj që ajo të rrojë e të mbretërojë 100 vjet në fronin ku është ulur, po brenda meje mbeti gjurma e vajzës së mençur, të edukuar e modeste si të ishte askushi, e cila është me siguri krenaria e lumturia e prindërve dhe e krejt familjes së saj, pikërisht sepse çka i takon botës nga ylli i muzikës, nuk ka prekur asnjë fije atë çka u takon atyre nga vajza e tyre. Çfarë çike zemër”, ka thënë ai.

