Rama: Duhet të bëjmë diçka, duan t’i varrosin të gjallë ish-krerët e UÇK-së
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një promovim libri në Prishtinë se e kishte vështirë të përgatiste një fjalë nga fillimi deri në fund për këtë, pasi mori ftesën nga autori Ahmet Shala.
Rama e quajti “Prokurori idiotësh” Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë që kërkoi nga 45 vjet burgim për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.
Duke folur për Gjykatën Speciale, ai tha se “çështja është që prokuorët nuk janë thjesht idiotë, ata janë instrumenta të një gjykate që është edhe më politike, fatkeqsisht, sesa gjykatat e Serbisë”.
Katër ish-krerët e UÇK-së, Rama tha se po duan t’i “varrosin të gjallë”, duke i dënuar përjetë.
Rama tha se Kosova dhe Shqipëria duhet që bashkërisht të bëjnë diçka më shumë në këtë situatë, që tha se është “shumë shumë shumë e rëndë”.

