Rama i ashpër me Mihalin: Kush je ti që flet dhe vendos për popullin e Kosovës?

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i ka reaguar ashpër komisares së VV-së, Dejona Mihali, e cila dje ka përdoru fjalor të ulet ndaj të parti të kryeqytetit.

Ai ka kërkuar nga Mihali që të iu tregojë kosovarëve se kush është.

Në profilin e tij në Facebook, Rama ka shkruar se ajo duhet të sqarohet para qytetarëve të Kosovës se kush ka qenë dhe kush është.

“E ti, Dejona Mihajli, t’kom thanë edhe ma herët. Kallxoju kosovarëve kush je, kush ke qenë, çka bën n’Kosovë dhe prej kujt paguhesh?! E më e randësishmja, kush je ti që flet dhe vendos për popullin e Kosovës?”, ka shkruar Rama.