Rama shkarkon ministrin e Brendshëm, e zëvendëson me Taulant Ballën
Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar ministrin e Brendshëm Bledi Çuçin dhe në vend të tij ka caktuar Taulant Ballën.
Me anë të një postimi në Twitter, Rama njofton se propozimet do ia dorëzojë Presidentit ditën e hënë.
Kryeministri falenderon Çuçin për punën korrekte dhe uron që Balla të vijojë përpjekjen për reforma shtet-ndërtuese.
REAGIMI:
Të hënën do t’i dorëzoj zyrtarisht Presidentit të Republikës propozimet e mëposhtme! Falenderoj ministrin Bledi Çuçi për punën e tij si gjithnjë korrekte edhe në këtë detyrë dhe uroj që ministri i ri i Punëve të Brendshme Taulant Balla, të çojë më tej përpjekjen tonë të palëkundur shtetndërtuese në çdo drejtim.
Ky vendim vjen një ditë pas dhunës brutale së fisit Rraja ndaj fisit Maja për guroren në Borizanë të Krujës.

