Ramabaja i VV-së pa fije dyshimi: Gara do të jetë për vendin e dytë

Sadri Ramabaja, analist i njohur për simpati të hapur ndaj Vetëvendosjes, në “Debat Plus” u shfaq i palëkundur në bindjen se partia që ai mbështet e ka të sigurt vendin e parë, prandaj, sipas tij, gara e vërtetë zhvillohet vetëm për pozitën e dytë.

Duke komentuar listat e dorëzuara në KQZ, Ramabaja tha se e ka “befasuar” fakti që NISMA Socialdemokrate nuk është përfshirë as në listën e LDK-së, ndonëse flitej për një afrim të mundshëm, e as në atë të PDK-së.

“Gara duket që do të jetë për vendin e dytë. Ajo që më ka befasuar pak ka qenë çështja e mungesës së Nismës Socialdemokrate në njërën prej listave, qoftë të LDK-së ku kishte paralajmërime që kishte pak më të veçanta, qoftë në atë të PDK-së.”

“Duket që në këtë drejtim është ndëshkuar Nisma Socialdemokrate,” ka thënë ai.