Raportohen të zhdukur dy fëmijë në Fushë Kosovë
Një burrë nga Fushë Kosova ka raportuar në Polici se dy fëmijët e tij janë larguar nga shtëpia dhe se nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre.
PERSON I ZHDUKUR-Fushë Kosovë 15.02.2023-18:05. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dy fëmijët e tij janë larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre. Rasti është duke u trajtuar dhe hetuar nga njësitet policore, thuhet në raportin e policisë.

