Raportohet se Kurti është dënuar me 250 euro që s’shkoi për të dhënë dëshmi në Prokurori

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 250 euro kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për mosparaqitje në Prokurorinë Speciale për të dëshmuar në rastin e rezervave shtetërore, raporton Kallxo.com.

Për këtë dënim, zyra e kryeministrit ka paraqitur ankesë.

Gjykata më 4 mars kishte lëshuar urdhër ndaj Kurtit për t’u paraqitur në Prokurori dhe për të dëshmuar, mirëpo Kurti nuk ishte paraqitur.