Humb jetën një person pas aksidentit në Gjilan

Një person nga Gjilani ka ndërruar jetë pas aksidentit të djeshëm, i cli ka ndodhur në rrugën “Abdullah Tahiri”, raporton Mediafokus.info.

Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh.

 “Rr. Avdullah Tahiri, Gjilan 26.05.2021-11:25. Është raportuar për një aksident trafiku në mes të dy automjeteve. Përveç dëmeve materiale lëndime vdekjeprurës ka pësuar një mashkull  kosovar. Vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për Obduksion në Prishtinë”, thuhet në njoftim./mediafokus.info/

(Foto: arkiv)